Rregullat e Privatësisë

Moda Italia njeh rëndësinë e privatësisë të gjithë vizitorëve dhe konsumatorve në faqen e saj si dhe rëndësinë e mbajtjes konfidenciale të informacioneve personale. Informacionet që ne mësojmë nga konsumatorët na ndihmon që të përmirësojm përvojën tuaj në Moda Italia.

Informacionet të cilat i marrim nga ju

Ne ruajm çdo informacion që marrim përmes formës së regjistrimit nga Faqja jonë apo në ndonjë formë tjetër. Ju mund të zgjidhni të mos na jepni informata të caktuara, por atëherë ju nuk do të mund të jeni në gjendje të përfitoni nga ofertat dhe mundësitë e shumta që ofrojmë ne.

Mbrojtja e të dhënave tuaja

Të dhënat e konsumatorëve tanë janë pjesë e rëndësishme e biznesit tonë. Ato ruhen me kujdes dhe në asnjë mënyrë nuk u zbulohen palëve të treta pa pëlqimin tuaj.

Verifikimi i të dhënave tuaja

Pas regjistrimit në faqen tonë, brenda 24h do të bëhet verifikimi i idenitetit tuaj dhe do të pranoni konfirmimin në e-mail adresën e dhënë gjatë regjistrimit.  Nëse brenda kësaj periudhe ju nuk keni marrë përgjigjie atëherë ju duhet të shkruani një e-mail me të dhënat tuaja në support@modaitalia-ks.com, më pas administratori i faqes do të ju kontaktoj për detaje të mëtutjeshme. 

Cookies

Cookies  është informacion që dërgohet në kompjuterin tuaj, telefonin ose në ndojë paisje tjetër përmes një file të vogël në momentin kur ju vizitoni faqen tonë të internetit. Ky file do të njohë pajisjen tuaj në vizitat e ardhshme, dhe do të përpjeket që reklamat që ju shihni online të jenë të rëndësishme për ju. Për shembull ne shfrytëzojmë cookies për Google Analytics për të na ndihmuar të kuptojmë se si konsumatorët arrijnë në faqen tonë, si e shfletojnë apo si e përdorin. Kjo do të nxjerrë në pah fushat ku ne mund të avansojmë faqen tonë.  Të dhënat e ruajtura në këto cookies nuk tregojn detaje personale në të cilat mund të jetë vendosur identiteti juaj individual.  

Powered By Moda Italia
Moda ITALIA Store | Blej online, Kosovë © 2017